Ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen

Futboll

Ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 12:36
Pamje nga një ndeshje

Mbrojtësi i Bajern Munihut, Alphonso Davies thuhet se ka vendosur të transferohet te Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas Karlos Karpio të gazetës “Marca”, Alphonso Davies ka vendosur të bashkohet me Real Madridin gjatë verës.

Ky lajm vjen pak pasi u përhapën disa dyshime për vendimin e kanadezit për të ardhmen e tij.

Davies, nga ana tjetër, nuk e ka konsideruar vazhdimin e kontratës me kampionët në fuqi të Bundesligës.

Marrëveshja aktuale e Davies me bavarezët skadon në vitin 2025, kështu që ai do të jetë i disponueshëm për një tarifë relativisht të ulët gjatë verës.

Mbrojtësi i majtë 23-vjeçar ka regjistruar katër gola në 27 paraqitje për Bajern Munihun këtë sezon.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat