Thuram: Interi është klubi i duhur për mua

Futboll

Thuram: Interi është klubi i duhur për mua

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 15:13
Marcus Thuram

11 gola dhe 11 asistime deri më tani për Marcus Thuram, i cili po përjeton një sezon të parë fantastik me Interin.

“Që i vogël më thanë se do të isha numri 9, por më pëlqente të dribloja dhe të isha në krah.

Më pas, fola me babain tim Lilian dhe që nga viti i kaluar vendosa të luaja qendërsulmues.

Unë jam i frymëzuar nga Benzema, do të ishte mirë të arrija nivelin e tij. Këtu mësova shumë, veçanërisht në pozicionimin pa top sepse në Serie A duhet të punosh shumë taktikisht.

Unë mund të rritem ende në gjithçka, shpesh ndalem pas stërvitjes për të bërë punë shtesë, më duhet të bëhem më agresiv në kuadrat. Sekreti i Interit? Ne me të vërtetë na pëlqen të luajmë së bashku, ne jemi një grup shumë i bashkuar. Kam ardhur në korrik, por më duket sikur kam vite këtu.

Lautaro? Ai është një sulmues tepër i mirë, një ndër më të mirët në të gjithë Europën. Nuk e them unë, e thonë shifrat e tij. Një këshillë për të? Duhet të buzëqeshë më shumë (bën shaka).

Scudetto? Ka ende shumë ndeshje përpara, ne përpiqemi të fitojmë çdo sfidë. Champions League? Do të jetë shumë e vështirë kundër Atletico Madrid, një sfidë e madhe kundër një kundërshtari të fortë. Dërshira për të ngritur trofe është e madhe, ndaj erdha këtu tek Inter”, është shprehur sulmuesi i Interit, Thuram në një intervistë për “Corriere della Sera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat