Kontratë të re dhe rritje të ndjeshme page

Futboll

Kontratë të re dhe rritje të ndjeshme page

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 16:15
Simone Inzaghi

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi dotë shpërblehet me një kontratë të re nëse skuadra e tij fiton Scudetton këtë sezon në Serie A.

Trajneri 47-vjeçar italian ka magjepsur me performancën e tij te zikaltërit që nga ardhja në qershor të vitit 2021, duke i udhëhequr ata drejt dy Kupave të Italisë, tre Superkupave të Italisë dhe finalen e Champions League.

Këtë sezon, klubi më në fund duket në rrugën e duhur për të fituar Scudetton e 20-të, duke formuar kështu yllin e dytë në logon e tyre.

Inzaghi ka arritur ta transformojë Interin në një nga skuadrat më të rrezikshme në futbollin Europian, dhe e ardhmja e tij në klub nuk duket në dyshim, pavarësisht se ka vetëm 18 muaj të mbetur nga kontrata e tij aktuale.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, kontrata e Inzaghit me Interin do të zgjatet automatikisht me një vit nëse klubi fiton kampionatin italian këtë sezon, por ai gjithashtu do të shpërblehet edhe me një rritje page të ndjeshme.

Simone Inzaghi ka drejtuar Interin në 141 ndeshje deri më tani, duke marrë 93 fitore, s4 barazime dhe 24 humbje në të gjithë kompeticionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat