Shehi heq dorë nga eksperimentet për formacionin anti-Tirana

Futboll

Shehi heq dorë nga eksperimentet për formacionin anti-Tirana

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 16:22
Shehi

Partizani do të jetë pritëse në derbin me Tiranën, e cial do të luhet sot në orën 19:00 në Air Albania, e vlefshme për javën e 24-të të Superiores.

Të kuqtë vijnë nga një formë jo e mirë që ka ndikuar edhe në atmosferën brenda grupit.

Ndaj rivalëve bardheblu synohet kthesa dhe trajneri Orges Shehi ka mbyllur përgatitjet finale ditën e djeshme. Rikthimi i Maguette është lajmi më i mirë që prisnin në kampin e kuq dhe talenti i mesfushës do ta nisë nga minuta e parë sonte nëse është 100% gati, ndryshe luan Mehmeti.

Fitoren në derbi, Shehi do t’ja besojë ekspertëve teksa titullar pritet të jetë Alban Hoxha në kuadrat. Valentino Murataj projektohet titullar dhe Rrapaj për të përmbyllur repartin e mesfushës. Mbrojtja nuk ndryshon, ndërsa në sulm rikthehet Taipi si ‘gjysëm-sulmuesi’ i djathtë me Carën nga e majta që do të mbështesin Xhuliano Skukën në majën e sulmit.

Formacioni i mundshëm:

Partizani (4-3-3): Hoxha; Hadroj, Sota, Sembene, Atanaskoski; Murataj, Maguette (Mehmeti), Rrapaj; Taipi, Skuka, Cara.
Trajner: Orges  Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat