Vllaznia - Partizani kryesfida e javës së dhjetë

Futboll

Vllaznia - Partizani kryesfida e javës së dhjetë

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 23:19
Oamje nga një ndeshje

Kampionati “Abissnet Superiore” për vajza do të rikthehet këtë fundjavë me sfidat e javës së dhjetë.

Katër ndeshje do të zhvillohen të shtunën, ndërsa java e dhjetë do të mbyllet të dielën me kryesfidën Vllaznia-Partizani.

Sfida e parë e kësaj jave është Lushnja-Tirana. Takimi është planifikuar të nisë në orën 10:00. Një ndeshje e lehtë në letër për vajzat bardheblu që synojnë të regjistrojnë triumfin e radhës.

Në orën 11:00 do të zhvillohen dy ndeshje të tjera. Apolonia pret në shtëpi ekipin e Gramshit. Fieraket do të kërkojnë fitoren për të mos humbur terren me kryesuesit, ndërsa Gramshi do të tentojë suprizën në këtë sfidë.

Takimi tjetër që do të luhet në të njëjtën orën është Teuta-Kinostudio. Durrsaket që ndodhen në vendin e fundit do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv në shtëpi, ndërsa vajzat e Kinostudios do të synojnë triumfin e radhës në kampionat.

Të shtunën do të luhet edhe një tjetër sfidë. Laçi do të përballet më Skënderbeun. Ky takimi është planifikuar të nisë në orën 13:00.

Java e dhjetë e “Abissnet Superiore” për vajza do të mbyllet të dielën me një supersfidë. Kampionet në fuqi të Vllaznisë do të përballen me vajzat e Partizanit. Sfida do të nisë në orën 14:00 dhe të dyja ekipet kanë si synim vetëm fitoren.

Java e dhjetë e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza:

17.02.2024 Lushnja-Tirana, ora 10:00

17.02.2024 Apolonia-Gramshi, ora 11:00

17.02.2024 Teuta-Kinostudio, ora 11:00

17.02.2024 Laçi-Skënderbeu, ora 14:00

18.02.2024 Vllaznia-Partizani, ora 14:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat