Napoli dështon para shikuesve të vet, Rrahmani titullar 

Futboll

Napoli dështon para shikuesve të vet, Rrahmani titullar 

Nga: K. G. Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 17:03
Pamje nga ndeshja

Napoli nuk ia doli në stadiumin "Diego Armando Maradona" duke barazuar me rezultat 1:1 me Genoa-n. 

Një ditë e keqe për skuadrën kampione e cila është gjithnjë e më larg zonës së vendeve që shpien në garat evropiane.

Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 47-të, Frendrup kaloi në epërsi Genoa-n. 

Vendasit barazuan me golin e Ngonge në minutën e  90-të.

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka luajtur titullar por pa sukses me Napolin. 

Pas javës së 25-të në serie A, Napoli zë vendin e 9-të me 36 pikë e ka 6 më shumë se Genoa në të 12-tin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat