FC Illyria feston hyrjen në ligën finlandeze! Xhevat Kurti: Goli i 16-të, në përvjetorin e 16-të të Kosovës shtet

Futboll

FC Illyria feston hyrjen në ligën finlandeze! Xhevat Kurti: Goli i 16-të, në përvjetorin e 16-të të Kosovës shtet

Nga: K. G. Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 19:25
FC Illyria

Djelmoshat e klubit të futsallit Illyria sot festojnë në Finlandë.

Festë e dyfishtë, FC Illyria feston hyrjen në një rang më lart të ligës së Finlandës dhe 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ish futbollisti i mirënjohur, Xhevat Kurti, lojtar i FC Illyria, është sikur në qiellin e shtatë me këtë sukses.  

“Sot ditë e veçantë për klubin tonë, FC Illyria në ditën e pavarësisë po sot kemi fituar ndeshjen e parafundit të stinorit që kemi siguruar vendin e parë dhe me këtë fitore jemi ngritur me një ligë më lart.

Çka ishte interesant që djemtë dhanë maksimumin që të realizohet goli i 16-të me rastin e  ditëlindjes së shtetit të Kosovës. 

Urime FC ILLYRIA; faleminderit sponzorëve Visari. Oy Xhaka OY & Samisaneeraus Oy”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat