Selektori i ri i kombëtares së Kosovës, gjermani: E kam parë stadiumin 

Futboll

Selektori i ri i kombëtares së Kosovës, gjermani: E kam parë stadiumin 

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 21:42
Franco Foda

Federata e Futbollit e Kosovës sot ka prezantuar selektorin  e ri të Kombëtares së Kosovës.

Është Franco Foda, ai, i cili do t’u prijë Dardanëve në dy vitet e ardhshme, teksa do ta nisë punën me ekipin në muajin e ardhshëm për dy ndeshjet miqësore kundër Armenisë dhe Hungarisë. 

Foda tha se e ka pa stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“I kam parë kushtet këtu.

E kam parë stadiumin, objektin e Federatës dhe e kam pasur shumë të lehtë të vendos për Kosovën.

Ekipi më duket shumë atraktiv dhe me disa ndryshime të vogla, do të kemi sukses”, ka nënvizuar 57-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat