Dorëzohet Allegri: Nga sot, diferenca me Interin nuk ka rëndësi

Futboll

Dorëzohet Allegri: Nga sot, diferenca me Interin nuk ka rëndësi

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 21:48
Allegri

Juventusi ka lënë pikë të rëndësishme në kampionat dhe tani rrezikon vendin e dytë pas barazimit 2:2 ndaj Veronës në transfertë.

Për trajnerin Allegri, faji është te barazimi disa javë më parë ndaj Empolit, pasi sipas tij, bardhezinjtë nuk kanë ditur të reagojnë pas asaj situate që i largoi nga lufta direkte me Interin për vendin e parë, të cilën ai tani e konsideron të mbyllur.

“Kjo është një periudhë ku krijojmë shumë raste, me Udinezen ishin 5-6 raste për gol por pastaj humbëm.

Sot mund të ndodhte e njëjta gjë, edhe me një finale ku kishte situata interesante në fund të 90 minutave.

Është e qartë që na duhet një rirregullim i përgjithshëm, kemi fituar 2 pikë në 4 ndeshjet e fundit dhe tani duhet vetëm të marrim gjërat pozitive nga kjo ndeshje.

Fakti që morëm pikë në transfertë mund të na mundësojë që të përgatitim më mirë sfidën ndaj Frozinones.

Duhet të lëmë pas krahëve barazimin ndaj Empolit, ai rezultat ka ndikuar në aspektin psikologjik, nuk është rastësi që më pas erdhën dy humbje dhe një barazim. Në futboll ndodhin shumë gjëra të paparashikueshme.

Në katër muajt e parë kishim episodet në favorin tonë, pastaj barazuam 1-1 me Empolin dhe nuk reaguam mirë.

Derisa matematika të mos na japë sigurinë, do të ishte një gabim të mendonim që jemi të kualifikuar në Ligën e Kampioneve të ardhshme. Unë di që kam në dispozicion djem inteligjentë, që do të dinë të rinisen në mënyrën më të mirë.

Lufta për titull? Nuk di të them se sa mund të ketë ndikuar distanca nga kreu, por nga sot nuk duhet të ketë më rëndësi.

Kemi bërë 2 pikë në 4 ndeshje, kjo është siguria e vetme. Kemi një gjysmëfinale të Kupës së Italisë për të luajtur dhe 13 ndeshje të tjera në dispozicion.

Ajo që po bëjmë në këtë periudhë, me sa duket nuk mjafton”, ishte komenti i Allegrit në fund të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat