Klopp në telashe

Futboll

Klopp në telashe

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Kriza e të dëmtuarve te Liverpool është intensifikuar me Diogo Jota dhe Curtis Jones, të cilët nuk do të luajnë në finalen e Carabao Cup kundër Chelsea, këtë fundjavë. Analizat më të detajuara kanë konfirmuar se dyshja përballet nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Jurgen Klopp për finalen e Wembley.

Këto nuk janë mungesat e vetme për “reds”, pasi do të mungojë edhe Trent Alexander-Arnold. Ndërkohë që, Dominik Szoboszlai dhe Alisson janë gjithashtu në dyshime të mëdha për t’u aktivizuar, për shkak të problemeve fizike.

Jota dhe Jones u dëmtuam në ndeshjen e fundit në kampionat. Liverpooli do të presë teste të mëtejshme përpara se të vendosë një afat kohor për rikuperimet e tyre, por ka gjasa që Jota të qëndrojë deri në dy muaj jashtë fushave për shkak të dëmtimit të gjurit.

Alexander-Arnold do të mungojë kundër Chelsea pas shkak të një dëmtimi të ligamentit të gjurit, ndërsa portieri Alisson pësoi një problem me muskujt në stërvitje të premten e fundit.

Edhe sulmuesi Darëin Nunez u ankua për një problem muskulor në ndeshjen e fundit dhe luajti vetëm 45 minutat e para.

Prej kohësh mungojnë edhe lojtarë si Thiago Alcantara, Stefan Bajcetic, Joel Matip dhe Ben Doak. Prandaj, Klopp po përballet me një seri ndeshjesh të vështira pa një numër lojtarësh kyç, duke ditur se pikët e humbura do t’i lejojnë Manchester City dhe Arsenal të kthehen në garën për titull. Deri më tani, skuadra e Klopp i ka përballuar mirë mungesat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat