Përgatit direkt supersfidën ndaj Barcelonës!

Futboll

Përgatit direkt supersfidën ndaj Barcelonës!

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 18:23
Francesco Calzona

Aurelio De Laurentiis fillimisht kishte vendosur të linte Walter Mazzarrin në krye të Napolit për një ndeshje të Champions League kundër Barcelonës, por ndryshoi mendje të dielën në mëngjes dhe Francesco Calzona pranoi ofertën e tij në “dy sekonda”.

Calzona u emërua nga Napoli të hënën, 24 orë para takimit të Champions League me Barcelonën në Stadio Maradona. Trajeri italian zhvilloi  seancën e tij të parë stërvitore pasditen e së martës, në prag të ndeshjes kyçe evropiane.

Eksperti i transferimeve të Football Italia, Matteo Moretto, shpjegon përmes Caught Offside se çfarë ndodhi prapa skenave në Stadio Maradona dhe kur De Laurentiis vendosi të punësojë ish-asistentin e Maurizio Sarri dhe Luciano Spalletti.

ADL fillimisht kishte vendosur t’i jepte kohë Mazzarrit dhe ta linte të qëndronte në krye të skuadrës për ndeshjen kundër Barcelonës. Megjithatë, ai ndryshoi mendje të dielën, një ditë pas barazimit 1-1 kundër Genoas dhe vendosi të thërrasë Calzona-n, i cili pranoi ofertën e tij në ‘dy sekonda’.

Calzona thirri trajnerin e fitnesit Francesco Sinatti, i cili kishte punuar më parë me Spallettin në Napoli. Sinatti aktualisht është duke punuar si trajner i fitnesit të Italisë, por është lejuar nga FIGC të mbulojë të njëjtin rol në Stadio Maradona deri në fund të sezonit.

Calzona ka qenë gjithmonë zgjedhja e parë e ADL-së, sepse ai e njeh klubin nga brenda, pasi ka punuar tashmë atje për disa vite. Nëse gjërat shkojnë mirë, ai mund të qëndrojë përtej qershorit, por tani për tani, ai ka nënshkruar një kontratë vetëm deri në fund të sezonit dhe ai do të marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Sllovakisë në Euro 2024 verën e ardhshme.

55-vjeçari u emërua nga Partenopei të hënën në mbrëmje dhe nënshkroi një kontratë katër mujore. Ai është trajneri aktual i Sllovakisë dhe ka mbetur në krye të kombëtares. Ish-asistent i Maurizio Sarri dhe Luciano Spalletti në Napoli, Calzona mori drejtimin e stërvitjes së tij të parë të martën në prag të ndeshjes së raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Si zakonisht, në prag të ndeshjeve evropiane, 15 minutat e para të çdo seance stërvitore janë të hapura për mediat, kështu që fotot dhe videot e ditës së parë të Calzona si trajner i Napolit po qarkullojnë në rrjetet sociale falë gazetarëve në Castel Volturno. Calzona do të mbajë një konferencë për shtyp para ndeshjes nga Stadio Maradona më vonë sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat