Skënderbeu - Dinamo luftojnë “kokë më kokë” për 3 pikët

Futboll

Skënderbeu - Dinamo luftojnë “kokë më kokë” për 3 pikët

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 12:22
Pamje nga një ndeshje

Përveç sfidave çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ditën e sotme do të luhet edhe sfida e prapambetur e Superiores.

Skënderbeu dhe Dinamo do të vihen ballë për ballë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 20-të të kampionatit shqiptar.

Kjo sfidë është parashikuar të luhet ditën e mërkurën në stadiumin e Korçës dhe që do të startojë në orën 17:00.

Një duel mjaft i rëndësishëm dhe interesant për të dyja ekipet që do të luftojnë “kokë më kokë” për 3 pikët.

Në lojë është “Final – Four”, me korçarët që ndodhen vetëm 3 pikë larg Tiranës që ndodhet në vendin e 4-të në klasifikim, ndërsa dinamovitët nga ana tjetër ndodhen vetëm 2 pikë larg bardhebluve. Fitorja në këtë përballje do t’u jepte zonën “Final – Four”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat