Klopp: Ndaj Lutonit do të shihni një formacion të arnuar

Futboll

Klopp: Ndaj Lutonit do të shihni një formacion të arnuar

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 13:09
Jurgen Klopp

Liverpulli do të luajë sot në kampionat ndaj Lutonit.

Duke folur në konferencën për shtyp para kësaj sfide, trajneri i Liverpullit, Jurgen Klopp, bëri një pasqyrë të situatës në lidhje me të lënduarit. Ai tregoi gjendjen e lojtarëve si Darvin Nunjez, Diogo Zhota dhe Kurtis Xhons.

“Dua të them që nuk kemi asnjë problem, por në fakt kemi disa. Alisoni nuk është në dispozicion për shkak të një dëmtimi muskulor, që nuk e dimë se sa kohë do të zgjasë.

Pastaj kemi Diogo Zhota-n me një problem në gju. Kurtis Xhons ka një problem me ligamentet e kockave dhe as ai nuk do të jetë aty”, tha fillimisht Klopp.

“Kemi të tjerë lojtarë me probleme muskulare dhe do t’i vlerësojmë dita-ditës. Sot do të shihni formacionin me arna. Kjo është pak a shumë situata.

Të dëmtuarit afatgjatë si Trent Aleksander-Arnold dhe Dominik Szhobosllai po rikthehen, por nuk po stërviten ende në grup. Kjo do të thotë se ato nuk janë gjithashtu të disponueshëm”, tha Klop.

“Kjo është situata. Gjithsesi, për sa kohë kemi 11 lojtarë të gatshëm do t’ia dalim mbanë të luajmë dhe mbrojmë fanellën e Liverpullit. Do të shikojmë situatën e lojtarëve ndeshje pas ndeshje”, tha Klop, që në fundjavë do të luajë edhe ndaj Çellsi në finalen e “Karabao Kupës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat