Sommer: Ju tregoj sekretin e Interit

Futboll

Sommer: Ju tregoj sekretin e Interit

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 17:49
Yann Sommer

Yann Sommer regjistroi një tjetër ndeshje pa pësuar gol përballë Atletico Madrid, takim që Interi e fitoi 1-0. Duke hedhur një hap drejt kualifikimit në çerekfinalet e Champions League.

35-vjeçari “kyçi” portën për herë të 21-të këtë sezon, sukses për të cilin i ndan meritat me shokët e skuadrës.

“Sekreti ynë është ekuilibri i mirë që arrijmë të kemi midis sulmit dhe mbrojtjes.

Por edhe harmonia me njëri-tjetrin në fushë.

Fitorja 1-0 ndaj Atleticos na jep një avantazh të vogël në lidhje me kualifikimin, por kemi ende punë për të bërë në ndeshjen e kthimit.

Por nëse mbrohesh mirë dhe e bën me gjithë potencialin e skuadrës, atëherë gjithmonë do të krijohen rastet për gol në sulm. Kjo është ajo që bën një ekip të mirë”, theksoi zvicerani.

Sommer, i cili ka veshur 87 herë fanellën e kombëtares helvete, po luan sezonin e parë në Serie A me skuadrën e Simone Inzaghit. Dhe deri tani po bën shumë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat