Arsenali pësoi një humbje të dhimbshme

Futboll

Arsenali pësoi një humbje të dhimbshme

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 15:32
Arsenali

Arsenali pësoi një humbje të dhimbshme në Champions League, duke rrezikuar kualifikimin në çerekfinale. Nënkampionët e Anglisë u thyen 1-0 në Portugal inga Porto, me vendasit që shënuan golin e fitores në “frymën e fundit”.

“Është e vështirë të luash në këtë stadium. Porto është një skuadër e organizuar mirë. Ne patëm disa probleme, sidomos në pjesën e parë. Dhe e kam fjalën për aspektin ofensiv.

“Do të nxjerrim mësime nga kjo humbje. Për t’u kualifikuar në çerekfinale duhet të triumfosh përballë kundërshtarit tënd. Dhe kjo është ajo çfarë duam të bëjmë në ndeshjen e kthimit”, u shpreh trajneri Mikel Arteta.

Spanjolli u ankua për gjykimin dhe vonesat e lojës nga lojtarët portugezë. “Dukej sikur nuk mund të preknim askënd prej tyre, sepse jepej menjëherë faull kundër nesh. Ata e tepruan me hedhjet e tyre, por do të përgatitemi më mirë për ndeshjen e kthimit.

E kemi plotësisht të qartë se çfarë duhet të bëjmë. Duam të fitojmë dhe të kualifikohemi”, theksoi Arteta. Arsenali mungon në çerekfinalet e Championsit prej sezonit 2009/2010.

Ndeshja e kthimit përballë Portos do të luhet në “Emirates Stadium” në datën 12 mars, duel ku fitorja është alternativa e vetme për skuadrën londineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat