Lippi: Futbolli nuk është një botë perfekte

Futboll

Lippi: Futbolli nuk është një botë perfekte

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 16:00
Marcello Lippi

“Më pëlqen gjithçka në futboll. Nuk është një botë perfekte, ka të meta, por unë e dua në të njëjtën mënyrë”. Marcello Lippi shprehet kështu për ANSA, duke folur për “Ora vinco io”, dokumentarin që Simone Herbert Paragnani dhe Paolo Geremei i kushtuan një prej trajnerëve më të dashur dhe më të suksesshëm në futbollin italian.

Filmi, jo-fiction, është gati të mbërrijë në kinema me një event publik nga e hëna, 26 ​​shkurt. “Ishte një kënaqësi që dikush mendoi të rikthejë të gjitha fazat më të rëndësishme të karrierës sime, – komentoi Lippi, – nga pikëpamja e rrugës sime profesionale dhe e familjes sime, në çdo aspekt”.

Dokumentari bën një portret jetësor të trajnerit nga Viareggio, i lindur më 1948, pesë herë kampion i Italisë me Juventusin (me të cilin, gjithashtu fitoi, ndër të tjera, Ligën e Kampionëve dhe Kupën Ndërkontinentale), trajner i kombëtares italiane (2004-2006 dhe 2008-2010), që e çoi Italinë drejt fitores në Kupën e Botës 2006.

Një rrugëtim i ndërtuar me video familjare, imazhe arkivore, dialog me Lippin, intervista me një valë protagonistësh futbolli (ndër të tjerë, Ivano Bordon, Zinedine Zidane, Francesco Totti, Christian Vieri, Gianluigi Buffon, Alessandro Del Piero, Adriano Galliani), së bashku me miq të tjerë, admirues, kolegë, anëtarë të familjes.

“A ka ndonjë udhëzim, që ju keni ndjekur gjithmonë, për të fituar? Më e rëndësishmja është të kesh lojtarë të forte, – përgjigjet ai, duke buzëqeshur. – Më pas duhet të vendosësh lojtarë të mirë në kushte psikologjike dhe fizike, për të performuar në maksimum të mundësive të tyre.

Ndoshta edhe unë kam qenë pak i mirë për këtë. Fitimi i Kupës së Botës 2006 erdhi falë cilësisë njerëzore të atyre lojtarëve dhe dëshirës së madhe që kishin për t’u vënë në dispozicion të njëri-tjetrit, një gjë e mrekullueshme. Kupa e Botës në Gjermani ishte një udhëtim fantastik nga dita e parë deri në të fundit”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat