Barcelona ka vendosur

Futboll

Barcelona ka vendosur

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 13:09
Chadi Riad

Barcelona ka vendosur që të shpenzojë një pjesë të buxhetit të tyre për të transferuar një mbrojtës gjatë verës, përkundër faktit se ajo pozitë tashmë është e mbuluar nga disa lojtarë në ekip.

Bëhet fjalë për marokenin Chadi Riad.

Ai luan në radhët e Betisit dhe blaugranasit po synojnë ta aktivizojnë klauzolën e riblerjes pasi Riad i cili më herët ishte lojtar katalanas dhe u transferua në formë huazimi në Andaluzi gjatë verës.

Ka qenë gazetari Matteo Moretto ai i cili ka konfirmuar se Barcelona do të shpenzojë 7 ose 7.5 milionë euro për ta rikthyer Riad në ekip. 20-vjeçari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij këtë sezon duke bindur krerët e klubit blaugranas që të marrin vendim për rikthimin e tij në klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat