I tmerruar nga një femër, Alexander-Arnold punëson një truprojë

Futboll

I tmerruar nga një femër, Alexander-Arnold punëson një truprojë

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 15:21
Trent Alexander-Arnold

Ylli i Liverpool-it, Trent Alexander-Arnold, është detyruar të punësojë një truprojë dhe detektiv privat pasi është ngacmuar vazhdimisht nga një femër, sipas raportimeve.

Lojtari anglez po kalon një periudhë jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në gju.

Mbrojtësi i djathtë i dëmtuar ka marrë vizita të padëshiruara nga gruaja në shtëpinë e tij, në terrenin stërvitor të Liverpool-it dhe në restorantet e tij të preferuara, pretendon The Sun.

Alexander-Arnold thuhet se është këshilluar të mos postojë asnjë nga lëvizjet e tij të përditshme në mediat sociale për të parandaluar që ndjekësja ta gjejë atë. 25-vjeçari besohet se ka ndryshuar edhe numrin e telefonit.

Sipas njoftimit, në banesën e tij janë vendosur kamera dhe alarme për të rritur sigurinë, ndërkohë që posta e tij po kontrollohet pas marrjes së letrave dhe materialeve të turpshme.

Anëtarët e familjes së Alexander-Arnold kanë marrë gjithashtu mesazhe të turpshme, sipas raportit. Drejtuesit e Liverpoolit janë informuar dhe një burim i afërt me situatën tha për The Sun:

“Ky ka qenë më shumë se një vit ferri për Trent. Kjo grua e ka terrorizuar atë dhe familjen e tij, duke e bombarduar me mesazhe, duke i gjetur numrin e tij dhe duke e telefonuar pafundësisht dhe duke i dërguar letra dhe materiale të turpshme në shtëpinë e tij në Cheshire”.

“Ka qenë një kohë vërtet shqetësuese dhe Trent ka bërë të pamundurën për të mos lejuar që kjo të ndikojë në paraqitjet e tij në fushë”.

Liverpool do të jetë në fushë kundër Chelseat në finalen e Carabao Cup të dielën (25 shkurt).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat