Shkupi reziston përballë Strugës kampione

Futboll

Shkupi reziston përballë Strugës kampione

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 17:25
Struga

Barazim 2:2 mes Strugës dhe Shkupit në “finalen” e titullit kampion në Maqedoninë e Veriut. Vendasit fituan një penallti në minutën e tretë, por Besart Ibraimi nuk u tregua i saktë, me pjesën e parë që u mbyll pa gola.

E dyta ishte shumë më e bukur dhe plot emocione. Bunjamin Shabani (54’) kaloi në avantazh skuadrën e Shpëtim Duros, por norvegjezi Emanuel Gronner barazoi rezultatin 12 minuta më vonë.

Gjithsesi, Struga u rikthye në avantazh pas dy minutave me anë të Marjan Radeskit.

Ekipi kryeqytetas nuk u dorëzua dhe evitoi humbjen falë golit të Abdul Rwatubyaye çerek ore përpara fundit.

Përfundimisht 2-2, me Shkupin që ruan kreun e renditjes me 42 pikë, një më shumë se kampionët në fuqi të Strugës. 38 pikë numëron Shkëndija e vendit të tretë, që të dielën pret Gostivarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat