Talenti shqiptar shënon për Besiktasin

Futboll

Talenti shqiptar shënon për Besiktasin

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 18:29
Ernest Muç

Talenti shqiptar shënon për Besiktasin!

Ernest Muçi gjen golin e parë me Besiktas. Ish-sulmuesi i Tiranës ka shënuar golin e dytë për të tijët në ndeshjen që skuadra e tij Besiktas po fiton 0:2 përballë Istanbulspor në transfertë.

Në minutën e 54’ të sfidës, Muçi shënoi një supergol nga jashtë zone duke dyfishuar shifrat në “Necmi Kadıoğlu Stadyumu”, duke i dhënë siguri Besiktasit të cilët po “luftojnë” për zonën europiane.

Kujtojmë që në këtë sfidë për Besiktasin është titullar edhe Milot Rashica, me dardanin që është bërë një dyshe e “frikshme” së bashku me sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat