Liverpooli fiton finalen e madhe pas 120 minutave

Futboll

Liverpooli fiton finalen e madhe pas 120 minutave

Nga: K.G. Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 18:44
Pamje nga finalja

Liverpooi është fitues i Carabao Cup të Anglisë.

Një finale e luftuar përplot 120 minuta dhe një fitore interesante e Liverpoolit pikërisht në minutën e 118-të.

Liverpooli e ka mposhtur Chelsean me rezultat 1:0 në finalen që u zhvillua në stadiumin "Wembley" në Londër.

Ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar baras (0:0) dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta është përcaktuar fituesi.

Në minutën e 118-të, Virgil van Dijk ka shënuar për fitoren e madhe. 

Liverpooli ka fituar trofeun e parë në vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat