Shqiptari shpallet “Lojtar i Ndeshjes” në Turqi

Futboll

Shqiptari shpallet “Lojtar i Ndeshjes” në Turqi

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 20:36
Ernest Muçi

Ernest Muçi gjeti golin e parë në Superligën turke, në ndeshjen e tretë si titullar, që kur u transferua me bujë te Besiktas në fillim të këtij muaji.

Sulmuesi kuqezi ndëshkoi Istanbulsporin në transfertë, duke vulosur suksesin 0-2 të Besiktasit, që blindon kështu vendin e katërt dhe hedh sytë nga vendi i tretë, që përkthehet në një vend në Europa League.

Sajti i specializuar “Sofa Score” vlerësoi Muçin si futbollistin më të mirë të ndeshjes, jo vetëm për golin që vulosi suksesin, por për gjithë atë që tregoi gjatë 90 minutave që qëndroi në fushë, duke vënë në vështirësi kundërshtarët sa herë që prekte topin.

Ky është padyshim një lajm i mirë për Kombëtaren Kuqezi të Sylvinhos, pasi Muçi është përshtatur në mënyrë perfekte në Superligën Turke dhe po luan rregullisht për të mbërritur në formë perfekte në Europianin e Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat