Milan me objektiva dhe emra të qarta

Futboll

Milan me objektiva dhe emra të qarta

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 12:19
Foto ilsutrim

Milan ka gati një plan të qartë në merkato për verën e ardhshme:

Të përforcojë sulmin dhe mbrojtjen, që këtë sezon kanë qenë pikat e dobta.

Në qershor ka të ngjarë që njëri nga Giroud ose Jovic (nëse jo të dy) të thotë lamtumirë. Objektivi është që në sulm të vijnë sulmues nën 25 vjeç.

Dy emra mbi të gjitha: Joshua Zirkzee dhe Benjamin Sesko. Slloveni i Leipzigut është ndjekur prej disa kohësh dhe gjatë rrugës ka fituar pozicione ndaj favoritëve të tjerë. Gjithsesi, holandezi që luan për Bolonja është më bindës, e njeh Serie A dhe ka mjetet teknike për të lëvizur në të gjitha zonën e sulmit.

Zirkzee, në moshën 22-vjeçare, është gati për hapin e madh dhe Milan do të jetë mundësia e artë para se në të ardhmen të zbarkojë në Angli. Kuqezinjtë duhet të paguajnë  40 milionë euro, shumë që ofrojnë edhe kandidatët e tjerë. Në të kundërt, Milan do të duhet të kënaqet vetëm me Sesko.

Golat e pësuar janë një tjetër problem që duhet zgjidhur, ndaj një mbrojtës qendre do të jetë prioriteti i dytë i merkatos së ardhshme. Në listën e dëshirave janë Maxence Lacroix i Wolfsburg dhe Lilian Brassier i Brest, me të cilët kuqezinjtë janë në bisedime.

Kontratat e lojtarëve me klubet e tyre skadojnë në verën 2025, ndaj kjo mund t’i lejojë kuqezinjtë të marrin një zbritje në çmim. Në sfond, opsioni me kosto zero: Tosin Adarabioyo. Fusha të tjera të fushës për t’u forcuar: mesfusha, e cila sot është plot opsione, por duhet të kompletohet me blerjen e një mesfushori qendror më fizik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat