Skënderbeu mesazh tifozëve

Futboll

Skënderbeu mesazh tifozëve

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 15:56
Skënderbeu

Skënderbeu ia doli të triumfojë ndaj Partizanit në shtëpi në kuadër të javës së 25-të.

Një fitore fantastike për korçarët që tashmë ndodhen vetëm 1 pikë larg vendit të katërt që aktualisht mbahet nga Tirana dhe Dinamo.

Korçarët në duelin ndaj demave kishin mbështetjen e një numri të lartë të tifozëve, të cilët ishin lojtari i 12-të për Skënderbeun. Pikërisht për këtë klubi ka falenderuar tifozët për mbështetjen, ndërsa shkruan se të gjithë bashkë janë më të fortë.

“Faleminderit çdo tifozi që qëndroi në shkallët e stadiumit për të mbështetur ekipin, pavarësisht kushteve meteorologjike. #Bashkë jemi më të fortë ”, ka shkruar klubi i Skënderbeut.

Kujtojmë se skuadra e Ivan Gvozdenovic do të përballet me Laçin në transfertë, takim që do të luhet ditën e premte në orën 13:30 dhe është i vlefshëm për javën e 26-të të Superiores", njofton Skënderbeu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat