Mirel Josa kërkon nga skuadra që të prodhojë lojë

Futboll

Mirel Josa kërkon nga skuadra që të prodhojë lojë

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 16:17
Mirel Josa

Laçi nuk di të fitojë, por nuk di as të humbasë. Madje edhe duke qenë me dhjetë futbollistë arrin t’i bëjë rezistencë Tiranës së Erbim Fagut dhe ta barazojë atë në të 78’.

Për rreth 72 minuta, Laçi i Mirel Josës luajti me dhjetë futbollistë. Por jo vetëm rrezikoi, por dhe shënoi dhe mori një pikë. Për të gjithë këtë situatë, Josa në pasndeshje do të deklaronte:

"Normal që kartoni i kuq ndikoi, sepse me të thënë drejtën ne në minutat e para kur ishim në barazim numerik me kundërshtarin kishim supremaci.

Ne e goditëm tre herë portën e Tiranës, krijuam rastet tona për shënim dhe mund të kishim shënuar. Por futbolli kështu e ka.

Një vendosje jo e mirë, një mosvëmendje të nxjerr në inferioritet numerik", ka nwnvizuar Josa

Në fakt Laçi ka thuajse një muaj që nuk fiton një ndeshje. E fundit më 24 janar, 1-0 ndaj Dinamos.

Më pas vetëm barazime në shifrat e njëjta 1-1 ndaj Teutës, Vllaznisë, Dinamos e Tiranës.

Pa harruar barazimin 0-0 në Rrogozhinë, si dhe humbjen 0-1 me Egnatian. Final-four, apo rreziku i rënies nga kategoria? Ja çfarë kërkon Mirel Josa nga bardhezinjtë.

"Kjo skuadër duhet të fitojë dhe nuk më intereson fare as Final-Four e as rënia më poshtë në renditje. Kështu që në momentin që futbollistët po më tregojnë një zë në lojë atëherë gjërat janë.

Duhet të jemi të vëmendshëm normal, ndërsa të gjitha gjërat vijnë normalisht. Por të mos harrojmë që ka dhe skuadra të tjera, të cilat luajnë futboll dhe kanë lojtar të përgatitur. Kështu që ne duhet të tregojmë respekt për çdo kundërshtar", ka mbyllur Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat