Problemi i madh i Partizanit

Futboll

Problemi i madh i Partizanit

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 11:08
Partizani

Partizani ka lëshuar shumë terren në javët e fundit, duke rrëshqitur në vendin e tretë.

“Demat” u mundën edhe në ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut (1-0), ndërkohë që kanë marrë vetëm 2 fitore në 14 takimet e fundit në kampionat.

Skuadra e kuqe nuk ka treguar vazhdimësi rezultatesh, ndonëse mbetet një nga pretendentet për të marrë pjesë në “Final 4”.

Çka bie në sy tek të kuqtë janë problemet në mbrojtje, pasi në vetëm 2 nga 15 ndeshjet e fundit në Superiore porta është mbajtur e paprekur.

Në 13 ndeshjet e tjera, skuadra ka pësuar gjithnjë, minimalisht një gol ose më tepër.

Në mënyrë që djemtë e Orges Shehit në gjysmëfinale të favorizohen dhe me barazimin për të shkuar në duelin për titullin.

Në horizont janë dy sfida në letër ku Partizani futet favorit në fushë, pasi si fillim do të presë Kukësin dhe më pas do të vizitojë Erzenin.

Gjithsesi, në Superiore mund të mposhtësh dhe mposhtesh nga çdo skuadër.

“Demat” presin kthesën, e mbi të gjitha stabilitetin që u ka munguar që nga periudha tetor-nëntor.

Kohë kur kanë kaluar dhe momentin më të mirë, me 6 fitore radhazi në Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat