Barella: Ekipi është më i rëndësishmi

Futboll

Barella: Ekipi është më i rëndësishmi

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 13:33
Nicolò Barella

Duke folur për mikrofonat e programit “MatchDay” të Inter-Atalanta, Nicolò Barella, mesfushori i zikaltërve, ka rikthyer hapat e parë të karrierës së tij:

"Kam filluar të luaj futboll në moshën 3 vjeç e gjysmë. Prindërit më kanë treguar gjithmonë një anekdotë, që ka të bëjë me fillimin e çdo gjëje.

Edhe pse isha shumë i vogël, duke parë se fusha e futbollit ishte prej balte, trajnerët e asaj kohe i thanë familjes sime se do ta kisha të vështirë. Unë isha gjithmonë aty, me sytë e ngulur te trajneri, i vëmendshëm për të dëgjuar gjithçka që ai thoshte.

Është diçka që do t’ua them fëmijëve të mi, për t’i bërë të kuptojnë se pasioni është i pari dhe se gjithmonë duhet të angazhoheni, të qëndroni në rrugën e duhur dhe të përqendroheni për të shkuar drejt qëllimeve tuaja.

Të rikuperosh një top për mua ka qenë gjithmonë si të shënosh një gol, gjithmonë më ka stimuluar, pak si të jap një top të mirë dhe të shoh një nga shokët e mi të shënojë.

Përvoja dhe luajtja e ndeshjeve të rëndësishme më ndihmuan të rritesha dhe të përjetoja gjithçka me më shumë qetësi sesa në të kaluarën. Për mua skuadra është gjëja më e rëndësishme, ajo na shtyn të gjithëve të japim më të mirën tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat