Presidenti i Napolit sulmon Juventusin

Futboll

Presidenti i Napolit sulmon Juventusin

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 19:44
Aurelio De Laurentis

Aurelio De Laurentis, presidenti i Napolit, ka marrë pjesë në një eveniment të organizuar nga “Financial Times” në Londër ku ka folur për futbollin italian në përgjithësi, por duke u ndalur sidomos te Napoli i tij.

Gjatë diskutimeve, ai është fokusuar edhe te një pikë delikate që padyshim do të kthejë rivalitetin e ndezur me klubin e Juventusit.

Paraqitjet në këtë sezon në Ligën e Kampioneve të Napolit, mund t’i japin mundësinë kësaj skuadre të kapërcejë Juventusin në renditjen e UEFA-s dhe të marrë vendin e bardhezinjve në Botërorin e Klubeve që do të organizohet në verën e ardhshme nga FIFA.

Por ai mendon që gjithsesi napolitanët duhej të ishin pjesë e aktivitetit, pasi bardhezinjtë kanë mbi ta njollën e pezullimit për mashtrimin financiar që kanë bërë në sezonet e kaluara.

“Nëse do të mundim Barcelonën dhe pastaj të bëjmë një fitore ose një barazim, atëherë do të fitojmë ne të drejtën për të shkuar në Botërorin e Klubeve dhe jo Juventusi.

Por mendoj se Napoli duhet të shkojë gjithsesi atje, pasi nëse Juventusi është jashtë Kupave të Europës, atëherë nuk duhet të pranohet as në Botërorin e Klubeve”, tha presidenti i Napolit në fjalët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat