Sacchi: Nuk bëhen bashkë kaq shumë të huaj!

Futboll

Sacchi: Nuk bëhen bashkë kaq shumë të huaj!

Më: 1 mars 2024 Në ora: 22:51
Milani

Ish-trajneri legjendar i Milanit, Arrigo Sacchi thekson se në rast se kuqezinjtë nuk e mbyllin këtë kampionat në vend të dytë, sipër Juventusit, atëherë mund ta konsiderojnë si një sezon totalisht të dështuar.

Në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport”, Sacchi shtoi se Milan nuk ishte kurrë në garën për titullin ndërsa u shpreh se drejtuesit gabuan edhe në merkato.

“Për mua vlerësimi i këtij kampionati ka mbaruar, Milani ka zhvilluar një kampionat negativ. Këtë nuk e them për shkak të shkëputjes së Interit, por për shkak se kuqezinjtë nuk ishin kurrë në garë.

Në vlerësimin tim për sezonin e Milanit ndikon edhe eliminimi nga grupet e Champions League, ashtu si edhe eliminimi nga Kupa e Italisë.

Milani tashmë duhet ta mbyllë kampionatin në vendin e dytë sepse ka më shumë kualitet se Juventusi ndërsa duhet t’i shkojë deri në fund Europa Leagues.

Merkato është një tjetër faktor pse gjërat nuk shkuan mirë. Individët nuk janë keq, sepse Pulisic dhe Loftus-Cheek kanë kontribuar. Por, do të duhej një mbrojtës dhe një zëvendësues për Giroud.

Nga ana tjetër, është pak e vështirë që t’i bësh bashkë kaq shumë të huaj. Mendoj se Milani nuk e mendoi mirë plotësimin e organikës për këtë sezon”, u shpreh Sacchi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat