Inter mendon për të ardhmen

Futboll

Inter mendon për të ardhmen

Më: 2 mars 2024 Në ora: 12:42
Alessandro Buongiorno

Simone Inzaghi është i fokusuar në fushë me synimin për të fituar titullin, i cili do të vlente edhe për yllin e dytë.

Nga ana tjeër, drejtuesit janë të vëmendshëm në merkato për kërkimin e një mbrojtësi.

Në fakt, kontratat e De Vrij dhe Acerbi do të skadojnë në vitin 2025 dhe tashmë drejtuesit zikaltër po shikojnë përreth, duke planifikuar ndonjë lëvizje në merkaton e verës.

“Tuttosport” raporton se Marotta ka piketuar Alessandro Buongiorno të Torinos dhe Giorgio Scalvini të Atalanta. Të dy lojtarët janë të rinj dhe me cilësi të lartë, por klubet e tyre respektive i vlerësojnë shumë në treg, deri në 40 milionë euro.

Gjithashtu Inter po studion mundësi edhe nga Gjermania, ku Jonathan Tah i Leverkusen dhe Danilho Doekhi i Union Berlin gjithashtu pëlqehen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat