Shefki Kuqi: Nuk është ajo që e kemi merituar deri tash

Futboll

Shefki Kuqi: Nuk është ajo që e kemi merituar deri tash

Më: 2 mars 2024 Në ora: 16:07
Shefki Kuqi

Feronikeli ’74 ka pësuar humbje para adhuruesve të vet nga Llapi me rezultat minimal 1-0.

Një gol i Muhamet Hysenit në pjesën e dytë i dha tre pikë të mëdha Llapit, derisa Feronikeli mbeti pa pikë nga kjo përballje.

Trajneri i Feronikelit ’74, Shefki Kuqi pas ndeshjes ka thënë se gabimet e vogla po i kushtojnë me humbje.

“Ishte paraqitje e mirë e lojtarëve.

Nuk është ajo që e kemi merituar deri tash.

Jam i kënaqur me lojtarët që dhanë maksimumin”.

“Po luajmë me ekipe si Llapi, Ballkani, Prishtina e Malisheva, që po i pretendojnë tri vendet e para. Kishim kontroll të lojës dhe angazhimi i lojtarëve ishte i madh”.

“Disa gabime të vogla po na kushtojnë shumë, por duhet të punojmë e t’i përmirësojmë”, theksoi Kuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat