Njihuni me formacionet zyrtare të Vllaznia-Tirana

Futboll

Njihuni me formacionet zyrtare të Vllaznia-Tirana

Më: 2 mars 2024 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Vllaznia-Tirana, ose siç njihet ndryshe, “klasikja” e futbollit shqiptar pritet të ndezë javën e 26-të të Superiores, me të dyja skuadrat që zbresin në fushën e “Loro Boriçit” vetëm për tre pikët.

Kuqeblutë janë skuadra më në formë e kampionatit, ku nuk njohin humbje që nga dhjetori. Ata do të kërkojnë tre pikët e radhës në mënyrë që të afrohen akoma dhe më shumë me Egnatian e vendit të parë dhe të forcojnë pozitat e tyre në “Final 4”.

Nga ana tjetër, bardheblutë nuk po kalojnë një periudhë aq të mirë në kampionat, duke rrezikuar shumë dhe pozicionin e tyre në “Final 4”., teksa një fitore e mundshme do i ngjiste ata sërish në vendin e katërt në renditje.

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Mehidri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.

Trajner: Qatip Osmani

TIRANA: Kozi, Lulaj, Hoxhallari, Mici, Haxhiu, Jonuzi, Deliu, Përgjoni, Lushkja, Latifi, Abazaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat