Mungesat e Strugës

Futboll

Mungesat e Strugës

Më: 3 mars 2024 Në ora: 12:56
Shpëtim Duro

Mungesa e vetme e Struga Trim Lum për takimin e së dielës kundër Sileksit do të jetë Besmir Bojku, i cili ka mbushur normën e kartonëve të verdhë.

Pjesa tjetër janë të gjithë të gatshëm për të dhënë më të mirën dhe për të plotësuar kërkesat e trajnerit Shpëtim Duro, i cili nuk pritet që të bëjë shumë ndryshime në formacion.

Vendin e Bojkut mund ta zë, Hristijan Georgievski, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që kundër Sileksit titullarë të luaj edhe përforcimi i merkatos së dimrit, Vlajkoviç, i cili kundër FC Shkupit bëri debutimin e tij me fanellën e Struga Trim Lum.

Dyshja e sulmit, sërish pritet të udhëhiqet nga Radeski dhe Ibraimi, që kanë provuar të shënojnë kundër Sileksit, njëjtë sikurse edhe Bunjamin Shabani, që pritet të jetë violina e parë në mesfushë, aty ku mund të ketë ndryshim, për dallim nga ndeshja e kaluar.

“Gjendja në skuadër është shumë e mirë. Në dy ndeshjet e para të pranverës nuk kemi marrë atë çfarë kemi merituar.

Shpresoj që të bëjmë më mirë nesër, e mbi të gjitha shpresoj që fati të jetë në anën tonë”, tha Shpëtim Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat