Tifozët e Chelsea të pakënaqur

Futboll

Tifozët e Chelsea të pakënaqur

Më: 3 mars 2024 Në ora: 14:22
Mauricio Pochettino

Një pjesë e madhe e tifozëve të Chelsea kanë shprehur zemërimin ndaj pronarëve amerikanë të klubit dhe trajnerit Mauricio Pochettino të shtunën teksa "Blutë" barazuan 2:2 me Brentford.

Chelsea po kalon një sezon të dytë zhgënjyes, dy vjet pasi klubi ka drejtues të rinj. 

Teksa kanë parë duke u përmbysur rezultati në stadiumin "Brentford Community", nga tifozët janë dëgjuar thirrjet "Roman Abramovich, Roman Abramovich".

Pochettino e ka qajtur reagimin normal. 

"Është normale. Ne po e humbnim ndeshjen dhe është për të shprehur zhgënjimin", u ka thënë ai gazetarëve.

"Sigurisht që ne jemi përgjegjës. Unë jam një nga ata që janë përgjegjës, unë jam trajneri".

Argjentinasi ka theksuar se përpjekja për rezultate nuk mungon. 

“Ne po punojmë shumë, shumë për të fituar ndeshjet dhe skuadra po lufton”, ka thënë Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat