Sulmohen lojtarët e Lepencit në Han të Elezit

Futboll

Sulmohen lojtarët e Lepencit në Han të Elezit

Më: 3 mars 2024 Në ora: 17:33
Një nga lojtarët si është sulmuar në fyt

Ndeshja mes Sharrit dhe Lepencit është ndërprerë për disa minuta.

Klubi i Lepencit ka raportuar se deri te ndërprerja e ndeshjes erdhi si shkak i sulmeve nga tifozët dhe ekipi i Sharrit.

Klubi nga Kaçaniku gjithashtu njoftoi pastaj për qetësim të situatës, por ende nuk dihet se çfarë vendimi kanë marrë zyrtarët e ndeshjes.

“Dhunë në Han të Elezit.

Jemi sulmuar nga lojtarët dhe tifozët vendas!

Ndeshja është ndërprerë për disa çaste!”, reagon Lepenci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat