Thuram: Po ndodh prej vitesh

Futboll

Thuram: Po ndodh prej vitesh

Më: 5 mars 2024 Në ora: 18:47
Marcus Thuram

“Gjëja më e rëndësishme për të luajtur mirë futboll është ta duash futbollin. Kur të pëlqen të luash, pëlqen edhe lodhjen, aspektet më pak argëtues të këtij sporti, sforcohesh për veten dhe për shokun e skuadrës”.

Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga sulmuesi i Inter-it, Marcus Thuram, për GQ Hype Change is Good, nismë golbale e revistës së njohur që i dedikohet ndryshimit, që eksploron dhe promovon vlerat si të qenit ndryshe, barazia e gjinive, qëndrueshmëria dhe kujdesi ndaj shëndetit mendor.

Gjatë intervistës, Thuram ka thënë edhe se cili është sipas tij një nga ndryshimet që e ka bërë Inter-in një skuadër fituese.

“Ky grup nuk ka lindur vitin e kaluar. Ekziston prej tre vitesh. Vitin e kaluar ka humbur një finale të Champions League që mund ta kishte fituar, kanë fituar trofe dhe kemi ndërmend të vazhdojmë ta bëjmë.

“Sigurisht, tani është më e lehtë ta thuash, sepse gjithçka po shkon shumë mirë, por është një rrugëtim që vazhdon prej disa vitesh”, ka thënë sulmuesi francez.

Eksperienca në Itali.

“Seria A është një kampionat që më ka befasuar në mënyrë pozitive. Natyrisht që e njihja, por përgatitja fizike e kundërshtarëve është e nivelit të lartë.

“Çdo skuadër, nga e para tek e fundit, futet në fushë me një ide loje të qartë, njohuria e çdo lojtari është shumë e lartë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat