Ancelotti: Të tregojmë versionin më të mirë

Futboll

Ancelotti: Të tregojmë versionin më të mirë

Më: 5 mars 2024 Në ora: 18:52
Ancelotti

Trajneri i Blancos në prag të ndeshjes kundër Leipzig: “Është një mundësi e rëndësishme për të vazhduar në një kompeticion që është i veçantë për ne”

I freskët nga suksesi 1-0 në ndeshjen e parë në fushën e Leipzig dhe rasti i bujshëm i Valencias, me fundin e ndeshjes të sinjalizuar vetëm një moment para golit të fitores, Carlo Ancelotti zhytet sërish në Champions League me makthin e arbitrave.

Një makth të cilin me mençuri e lë mënjanë edhe kur e pyesin për emërimin e italianit Massa për të mërkurën në mbrëmje: "Qetësohuni, nuk më pëlqen të mendoj për arbitrin para ndeshjes - shpjegoi ai - dhe as pas".

I nënshtruar para presionit të gazetarëve, trajneri i Los Blancos foli për polemikën që shpërtheu gjatë fundjavës për shkak të dështimit për të akorduar golin 3-2 për Bellingham-in, i cili më pas u përjashtua edhe për protesta, në ndeshjen kundër Valencias. "Nuk kam nevojë të flas me të - shtoi ai - Ai është një lojtar që përpiqet të japë gjithçka në fushë. Përjashtimi u shkaktua nga zhgënjimi, por ai nuk ofendoi askënd".

Më pas për ndeshjen kundër Leipzig që mund të kualifikohet për në çerekfinale: “Ne duhet të nxjerrim versionin më të mirë prej nesh, gara nuk ka mbaruar – shpjegoi ai – Është një mundësi e rëndësishme për të vazhduar në një kompeticion që është i veçantë për ne".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat