Gasperini: Shpërdoruam shumë raste, por sërish morëm rezultat pozitiv

Futboll

Gasperini: Shpërdoruam shumë raste, por sërish morëm rezultat pozitiv

Më: 6 mars 2024 Në ora: 23:01
Gian Piero Gasperini

Për trajnerin e Atalanta-s, Gian Piero Gasperini-n skuadra nga Bergamo mund t’i kishte shfrytëzuar më mirë rastet që pati në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Europa League ndaj Sporting-ut, që në fund u mbyll me barazimin 1-1.

Duke folur për mediet pas këtij takimi, tekniku italian shtoi se pavarësisht të gjithave rezultati mbetet pozitiv.

“Në bazë të mënyrës se si shkoi ndeshja dhe numrit të rasteve që kishim, mund të kishim bërë më mirë.

Megjithatë rezultati mbetet pozitiv, do të luajmë për kualifikimin në shtëpi dhe do ta bëjmë në mënyrën më të mirë”-tha fillimisht ai.

Më tej, kreu i stolit të Atalanta-s shtoi se ka ndeshje si ajo ndaj Milan-it ku vetëm mbrohesh në fund dhe të tjera si kjo ndaj Sporting-ut ku vetëm sulmon dhe në të tilla takime sipas tij duhet të fitosh.

“Ka ndeshje si kundër Milanit ku minutat e fundit nuk kalojnë kurrë, në të cilat mbrohesh për një pikë dhe të tjera në të cilat kundërshtari është në vështirësi dhe ti je mirë, ato ndeshje duhet t’i fitosh siç u përpoqëm t’i bëjmë deri në fund”-deklaroi Gasperini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat