Ecuria përrallore e Xhakës

Futboll

Ecuria përrallore e Xhakës

Më: 7 mars 2024 Në ora: 13:13
Bayer Leverkusenin

Fitorja në derbi kundër Kolnit e afroi Bayer Leverkusenin tek “Meisterschale” i parë dhe historik, për t’ua mbyllur gojën krejt kritikëve dhe atyre që e përqeshnin këtë ekip, duke e quajtur “Neverkusen” për faktin se s’kishte fituar titull ndonjëherë.

Sidoqoftë, “Farmaceutikët” s’po ndalen së fituari dhe kështu po i afrohen gjithnjë e më shumë titullit të kampionit.

Avantazhi i ekipit të Xabi Alonsos ndaj Bayern Munichut tash është 10 pikë, 10 xhiro pa përfunduar sezoni.

Granit Xhaka me shokë e kanë bërë mrekullinë në këtë edicion, ndërsa nuk e kanë pësuar asnjë humbje nga 24 ndeshje, prej tyre plot 20 fitore.

Ecuria përrallore e Xhakës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat