Futbollisti brazilian arrestohet në fushë

Futboll

Futbollisti brazilian arrestohet në fushë

Më: 7 mars 2024 Në ora: 15:41
Pamje nga arrestimi

Një futbollist i ri 24-vjeçar është arrestuar gjatë një ndeshje futbolli amatore të zhvilluar në qytetin Mutum, 380 km nga Belo Horizonte, Brazil.

Pamjet tronditëse tregojnë aksionin e policisë që ndërpreu ndeshjen dhe e largoi nga futbollistin ndaj të cilit rëndojnë akuza shumë të rënda.

Një video e publikuar më pas në rrjete të ndryshme sociale, e filmuar nga disa spektatorë në tribuna, tregon të riun që merret nga oficerët e policisë gjatë ndeshjes mes Mutum dhe Durandé për “Copa do Café”.

Policia kishte marrë informacion për praninë e tij në ndeshje, ndaj mbërritën në fushë, ndërprenë lojën dhe e prangosën lojtarin.

Sipas policisë, 24-vjeçari dyshohet për disa krime të kryera në komunat Serra dhe Laranja da Terra, gjithashtu në Brazil. Ndaj tij ka pasur një urdhër arresti parandalues, të lëshuar nga Gjykata Espírito Santo. Kështu, i dyshuari u arrestua nga policia dhe u dërgua burgun aty pranë. Urdhër arresti i lëshuar ndaj tij e identifikon atë si drejtuesin e dyshuar të një klani të egër të trafikut të drogës në zonën Espirito Santo.

Po ashtu, ai akuzohet se është pjesë e një klani vrasësish nga Vitoria, të cilët organizuan një atentat kundër një rivali disa javë më parë. Policia ushtarake e Minas Gerais konfirmoi më pas për mediat lokale se futbollisti ishte prej kohësh i njohur për policinë, sepse kishte precedentë kriminalë duke përfshirë sulme, kërcënime, trafik droge dhe krime të lidhura me armë zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat