Pioli: Slavia e rrezikshme

Futboll

Pioli: Slavia e rrezikshme

Më: 8 mars 2024 Në ora: 12:36
Stefano Pioli

Skuadra e Milanit fitoi 4-2 ndeshjen e parë ndaj Sllavia Pragës dhe trajneri Stefano Pioli ishte i kënaqur, por ai parashikon një sfidë shumë të vështirë në kthim, pasi skuadra çeke nuk ka çfarë të humbasë.

“Ne mund të kishim bërë më shumë, prisja më tepër ritëm veçanërisht në pjesën e dytë.

Treguam se jemi skuadër solide dhe energjike, rezultati është i mirë për ndeshjen e dytë.

Kemi pasur disa shpërqendrime të vogla gjatë dy golave të pësuar, por mbi të gjitha duhet të kishim krijuar pak më shumë raste.

Na duhej më shumë shpejtësi dhe ritëm, që nuk arritëm t’i gjenim. Slavia është një ekip i mirë, do ta ndryshojë planin taktik me siguri në kthim. Nuk do të na presë sërish pas gjithë ndeshjen. Po flasim për një kundërshtar të rrezikshëm, ndaj duhet ta përgatisim mirë ndeshjen e kthimit.

Na duhet vëmendje e madhe, sepse Slavia do të përpiqet të luajë ndeshjen e jetës,” tha mes tjerash Pioli në një intervistë për “Sky Sport Italy”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat