Napoli zhgënjen, Vojvoda pak minuta  

Futboll

Napoli zhgënjen, Vojvoda pak minuta  

Nga: K.G. Më: 8 mars 2024 Në ora: 22:41
Pamje nga ndeshja

Napoli nuk ia doli sonte para shikuesve të vet në stadiumin "Diego Armando Maradona", duke barazuar me rezultat 1:1 me Torinon. 

Pilë e madhe për Torinon në takimin e javës së 28-të të Serie A.

Amir Rrahmani i Napolit dhe Mërgim Vojvoda i Torinos, qëndruan në bankë.

Futbollisti Kvaratskhelia shënoi në minutën e 61-të për Napolin dhe Sanabria në atë të 64-tën për Torinon.

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, është paraqitur nga minuta e 88-të për Torinon.

Napoli renditet në vend të shtatë me 42 pikë e Torino në të 10-tin me 38 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat