Barcelona e mposhti Mallorca-n e Vedat Muriqit, shton gjasat për titull

Futboll

Barcelona e mposhti Mallorca-n e Vedat Muriqit, shton gjasat për titull

Nga: K.G. Më: 8 mars 2024 Në ora: 22:54
Yamal

Barcelona e ka mposhtur me rezultat 1:0 Mallorca-n, në kuadër të kampionatit spanjoll. 

Futbollisti Gundogan në minutën e 24-të dështoi nga penalltia.  

Talenti i madh, 16 - vjeçari Yamal në minutën e 73-të ka shënuar për fitoren e madhe duke iu falënderuar asistimit të Lewandowskit.

Pas javës së 28-të, Barcelona zë vendin e dytë me 61 pikë me një ndeshje më shumë e pesë pikë më pak se lideri Reali.

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është paraqitur standard për Mallorca-n, e cila renditet në pozitën e 15-të me 27 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat