Besa e Dobërdollit dhe Detonit Plaçkovica kanë luajtur baras (0:0) në derbi e javës 20-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Besa me këtë barazim është një hap më afër titullit në Ligën e Dytë të Maqedonisë dhe Detoniti mbetet në lojë për vendin e dytë, për të cilin do të luftojë deri në fund me Pelisterin e Manastirit.
Rezultatet
Arsimi – Karaormano 3:0
Bashkimi - Novaci 1:0
Besa – Detonit 0:0
Skopje - Vardari (N) 1:0
Ohrid - Osogovo 5:0
Pelisteri – Kozhuv 1:0
Pobeda – Bellasica 0:0
Teteksi – Sasa 1:3
Renditja: Besa 51, Pelisteri 45, Detonit 42, Arsimi 38, Ohrid 33, Skopje 31, Bashkimi 29 pikë etj.