Dortmundi kthehet me tre pikë nga Bremeni

Futboll

Dortmundi kthehet me tre pikë nga Bremeni

Nga: K. G. Më: 9 mars 2024 Në ora: 20:30
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Dortmundit kthehet me tre pikë nga stadiumi i Bremenit.

Verdhezinjtë shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Werderit, 

Malen në minutën e 21-të e Sancho në të 38-tën shënuan për 0:2.

Vendasit ngushtuan humbje me golin e futbollistit Njinmah në minutën e 70-të.

Nga minuta e 45+1 Dortmundi mbetet me një lojtar më pak, Sabitzer është përjashtuar direkt me karton të kuq,

Pas javës së 25-të në Bundesliga I, Dortmundi është në vend të katërt me 47 pikë e Werderi në të nëntin me 30 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat