Guardiola: Duhet të vendosim cili do të paguajë

Futboll

Guardiola: Duhet të vendosim cili do të paguajë

Më: 10 mars 2024 Në ora: 11:27
Guardiola

Sot do të jetë e fundit e rivalitetit të gjatë mes Klopit dhe Guardiolës në Ligën Premier, pasi trajneri gjerman ka vendosur të largohet nga Lierpuli në fund të këtij sezoni.

I pyetur në konferencë për shtyp nëse është takuar ndonjëherë me Jurgen Klopin, trajneri spanjoll është përgjigjur negativisht. Megjithatë, është i sigurt se herët ose vonë do të darkojnë së bashku.

“A jam takuar ndonjëherë me Klopin? Ndonjë herë në korridor, përpara nisjes së konferencave për shtyp.

Por në aspektin e drekave apo darkave, nuk ka ndodhur kurrë. Duhet të vendosim kush do të paguajë, prandaj nuk jemi takuar. Mendoj se herët apo vonë do të ndodhë. Do të më pëlqente shumë”, ka thënë Pep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat