Pioli pas fitores: Nuk e kemi arritur ende Ligën e Kampionëve

Futboll

Pioli pas fitores: Nuk e kemi arritur ende Ligën e Kampionëve

Më: 10 mars 2024 Në ora: 18:50
Stefano Pioli

Milani ka marrë një fitore të rëndësishme sot, duke mposhtur 1-0 Empolin. Stefano Pioli lerëson 3-pikëshin e fituar si mjaft të çmuar për renditjen në Serinë A.

Ai theksoi në konferencën për shtyp të dhënë pas përfundimit të ndeshjes se bileta për në Ligën e Kampionëve nuk është siguruar ende.

“Një fitore e cila është shumë e mirë për tabelën e ligës, sepse ka edhe përplasje të tjera të drejtpërdrejta.

Liga e Kampionëve nuk është fituar ende, por është një hap i rëndësishëm përpara. Ishte një ndeshje e vështirë, por ne e luajtëm mirë.

A shërbyen si nxitje fjalët e Ibrës dhe Skaronit? Klubi më ka vënë gjithmonë në një pozicion për të bërë mire. Gjithmonë kam ndjerë besim dhe mbështetje. Ne jemi gjithmonë të përqendruar në atë që duhet të bëjmë”, ka deklaruar Stefano Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat