Bushi prezanton “Modriçin” e ri që vesh fanellën kuqezi

Futboll

Bushi prezanton “Modriçin” e ri që vesh fanellën kuqezi

Më: 12 mars 2024 Në ora: 12:04
Alban Bushi e Feta Fetai

"Do të jetë protagonist për shumë vite", Bushi prezanton "Modriçin" e ri që vesh fanellën kuqezi

Shqipëria do të përballet me Finlandën dhe Zvicrën në “Air Albania”, në dy ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Europianit U21, teksa risi e listës së Alban Bushit ishte padyshim edhe mesfushori 18-vjeçar Feta Fetai.

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, iu bashkua një vit më parë Lokomotivës së Zagrebit, ku numëron 13 ndeshje këtë sezon, ndonëse pjesën më të madhe duke ardhur nga stoli.

Fetai kishte luajtur më herët me moshat e Maqedonisë së Veriut dhe kërkohej edhe nga Kroacia e Zvicra, megjithatë kuqezinjtë ia dolën të bëjnë një punë bindëse dhe ta bashkojnë me Shpresat e Alban Bushit.

Ku i fundit foli me superlativa për mesfushorin, duke e cilësuar atë një “Luka Modriç të ri”, jo vetëm për rolin, por edhe për cilësitë teknike e fizike që ai disponon.

“Jemi shumë të lumtur që Feta Fetai zgjodhi Shqipërinë.

E kam ndjekur shumë dhe jam i bindur që do të jetë protagonist i mesfushës sonë për shumë vite.

Mund të them se është një Luka Modriç i ri, pasi ka shumë cilësi teknike dhe mbi të gjitha, një shpirt sakrifice të jashtëzakonshëm”, u shpreh trajneri i Shqipërisë U21.

Krahas Feta Fetait, te Shpresat Kuqezi vjen për herë të parë edhe mesfushori i talentuar Elion Jashari, i cili është pjesë e Baselit U19 dhe shihet si një nga lojtarët më premtues. Jashari ka qenë më parë pjesë edhe e moshave të Kosovës, teksa tashmë do të provojë të tregojë cilësitë e tij te Shqipëria U21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat