Barazim mes tre skuadrave të kreut në fund të sezonit?

Futboll

Barazim mes tre skuadrave të kreut në fund të sezonit?

Më: 12 mars 2024 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Premier Ligë këtë sezon ka një garë treshe në krye, kryeson Arsenali me Liverpulin me nga 64 pikë dhe ndjek Manchester City më nje pikë më pak.

Pyetja që lind natyrshëm në një garë kaq të ethshme është: Cila skuadër e fiton titullin nëse përfundojnë me pikë të barabarta?

Sipas BBC, nëse do të jetë kështu, fituesit e titullit do të vendosen bazuar në numrin më të madh të pikëve të fituara në ndeshjet ballë për ballë dhe më pas numrin më të madh të golave të shënuar në transfetë në përballjet direkte.

Duke ecur sipas një skenari të tillë, Arsenali aktualisht ka avantazhin, pasi ka mundur tashmë Liverpulin dhe Sitin në “Emirates” këtë sezon, por duhet kujdes, pasi ndeshja e radhës është Siti-Arsenal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat