Salihu gjen golin e parë te LNZ Cherkasy dhe ia sjell një pikë ekipit të tij

Futboll

Salihu gjen golin e parë te LNZ Cherkasy dhe ia sjell një pikë ekipit të tij

Më: 12 mars 2024 Në ora: 17:24
Hajdin Salihu në tri foto

Mbrojtësi Hajdin Salihu ka gjetur tashmë golin e parë me skuadrën e tij të re ukrainase, LNZ Cherkasy.

Salihu së bashku me Muharrem Jasharin u transferuan te LNZ Cherkasy nga Drita gjatë afatit kalimtar të janarit.

Të dy lojtarët e kanë gjetur shpejt veten duke qenë pjesë e formacionit titullarë, ndërsa së fundmi kanë filluar të lënë edhe gjurmë.

Është qendërmbrojtësi Hajdin Salihu, i cili sot (e martë) ka gjetur golin e parë në Superligën e Ukrainës.

Goli i Salihu erdhi me kokë në minutën e 57-të dhe ia siguroi një barazim 1-1 skuadrës së tij ndaj Dnipro-1.

Kjo ndeshjes ishte e vlefshme për javën e 21-të në Superligën e Ukrainës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat